-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë ka të re në Deklaratën për të Zhdukurit në Kosovë?

Kryesoret

Deklarata për Personat e Zhdukur, e cila u miratua më 2 maj nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç si pjesë e një dialogu të nivelit të lartë politik, sjell shpresë të re sepse palët janë zotuar të lejojnë qasjen në të gjitha dokumentet në posedim të tyre, përfshirë ato të shënuara si ‘konfidenciale’.

Ky është konstatimi i Bekim Blakajt nga Fondi për të Drejtën Humanitare të Kosovës dhe Sonja Biserkos nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

Ata nënvizojnë se kjo është hera e parë që të dyja palët angazhohen për të lejuar qasje në “dokumente të ndjeshme” për të hedhur dritë mbi fatin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Mbi 1.600 persona konsiderohen ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Në Deklaratë, ndër të tjera, thuhet se i jepet qasja e plotë në të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, regjistrimet audio dhe të gjitha dokumentet e tjera, përfshirë ato që kanë statusin “konfidenciale” dhe që janë në posedim të institucioneve të Kosovës dhe Serbisë.

Blakaj dhe Biserko theksojnë se Deklarata për Personat e Zhdukur këtë herë është “më e fortë” sepse është pjesë e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në bazë të propozimit të BE-së dhe se do të ketë pasoja nëse palët nuk e respektojnë atë.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, të cilën të dyja palët e pranuan në fund të shkurtit, dhe Anek sipër zbatimin e saj nga marsi, është përfshirë në kornizën negociuese të Kosovës dhe Serbisë në procesin e integrimeve evropiane.

Kështu, të dyja palët pranuan se “çdo mospërmbushje e detyrimeve nga Marrëveshja apo Aneksi, do të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative”.

Artikullin e plotë e gjeni këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit