Pamje të reja nga momenti i sulmit në dronë nga Kremlini janë publikuar në rrjetet sociale.
Në një video të publikuar në Telegram shihet sesi një nga dronët shpërthen shumë pranë godinës presidenciale ruse, në atë që Moska e quajti atentat të Ukrainës për të vrarë presidentin Vladimir Putin.
Ukraina mohoi përfshirjen në një sulm të tillë, por Rusia tha se do të kundërpërgjigjej.