-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raund i ri bisedimesh – Progres, por edhe frikë nga një “vit i ri lufte”

Kryesoret

I dërguari rus për çështjet ekonomike, Kirill Dmitriev, njoftoi sot, të shtunën, se do të udhëtojë për në Miami të Shteteve të Bashkuara, ku ka filluar një raund bisedimesh si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila do të hyjë në vitin e saj të pestë në shkurt.

“Rrugës për në Miami”, shkroi Dmitriev në një mesazh. “Ndërsa luftënxitësit vazhdojnë të punojnë shumë për të minuar planin amerikan të paqes për Ukrainën, më kujtua kjo video nga vizita ime e mëparshme: drita që depërton përmes reve të stuhisë”, shtoi ai.

Një grup ukrainasish dhe një grup evropianësh kanë udhëtuar gjithashtu në këtë qytet në Florida, SHBA, për të marrë pjesë në negociatat që po zhvillohen nga i dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan.

Megjithatë, nuk ka gjasa që Kirill Dmitriev të zhvillojë negociata të drejtpërdrejta me negociatorët ukrainas dhe evropianë, pasi marrëdhëniet midis dy palëve mbeten jashtëzakonisht të tensionuara.

Wittkoff dhe Kushner u takuan dje, të premten, pranë Miamit me negociatorin ukrainas Rustem Umerov dhe përfaqësues të Francës, Britanisë dhe Gjermanisë.

Pas këtyre bisedimeve, Umerov siguroi se delegacioni i tij ishte dakord me amerikanët “për të vazhduar punën së bashku në të ardhmen e afërt”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit