Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në grupin e Berishës, Jola Hysaj ka denoncuar KQZ-në për mos lejimin e vendosjes së posterave të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara në ballinën e një qendre tregtare në rrugën Egnatia.
“Ngremë shqetësimin tonë, duke shpresuar te ndërhyrja e OSBE-ODIHR, që këto zgjedhje po zhvillohen në kushte të pabarabarta dhe po tentohet që kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të mos trajtohen në përputhje me Kodin Zgjedhor.
Kërkojmë të merren masa ndaj Bashkisë, që nuk ka respektuar ligjin për përcaktimin sipas afateve të hapësirave ku vendosen materialet propagandistike, si dhe ka afishuar posterat e kandidates socialiste në çdo skaj të qytetit” mbyllet deklarata.