-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lekët ose i hodhëm trutë në erë”, shqiptari rrëmben biznesmenin në Spanjë

Kryesoret

Dy grekë dhe një shqiptar, janë arrestuar këtë të mërkurë nga policia në Spanjë pasi dyshohet se e kishin rrëmbyer një biznesmen të kriptomonedhave

Rrëmbimi u zbardh për 5 orë, pika “kyçe” ishte fotografia e pengut që iu dërgua dikujt, pasi rrëmbyesit kërkuan një milion euro për lirimin e biznesmenit.

Operacioni që rezultuar në lirimin e viktimës në gjendje të mirë shëndetësore, përveç disa të nxirave, pasi një mik i biznesmenit të rrëmbyer, i cili është paraqitur në Komisariat dhe ka lajmëruar agjentët për atë që po ndodhte. Ai u shpjegoi atyre se kishte marrë një telefonatë nga Budapesti (Hungari) duke i thënë se një mik i përbashkët po mbahej peng në Spanjë dhe i kërkonte që urgjentisht t’i vinte në dijeni policisë spanjolle faktet.

Telefonuesi nga kryeqyteti hungarez kishte marrë disa fotografi dhe audio nga celulari i viktimës në të cilat ata i kërkonin të paguante një milion euro si hap paraprak dhe thelbësor për lirimin e tij. Ndër fotografitë që rrëmbyesit e dyshuar i dërguan mikut të të rrëmbyerit ishte edhe “një imazh shqetësues” në të cilin biznesmeni i ri shihej i shtrirë në tokë me një pistoletë të drejtuar drejtpërdrejt në kokë.

Por fati ishte në anën e viktimës, e cila nuk ngurroi të përfitonte nga një neglizhencë e rrëmbyesve të tij për të dërguar një fotografi që tregonte pjesën e jashtme të vendit ku po mbahej kundër vullnetit të tij. Imazhi, i marrë nga një dritare brenda pronës, do të lejonte më vonë agjentët spanjollë të zbatimit të ligjit të identifikonin banesën në fjalë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit