-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakra në Serbi, fëmijët mbështesin adoleshentin: Megavrasje, ne po festojmë

Kryesoret

Ditën e djeshme Beogradi është tronditur nga një krim makabër ku një nxënës i klasës së 7-të KK vrau me armë zjarri 8 nxënës dhe rojen.

Po ajo ç’ka po e shton tronditjen në opinionin publik janë komentet mbështetëse për autorin e krimit makabër.

Mediat vendase raportojnë se në një llogari të mbyllur kushtuar krimit të 14-vjeçarit, kishte komente tronditëse që lavdëronin krimin e tij.

Në faqen sociale kishte mbi 1500 komente si : Mbret, perandor, megavrasje, ne po festojmë për mësuesen e historisë….

Tmerr pas masakrës në Serbi/ Fëmijët lavdërojnë

Prindërit dhe ekspertët janë shqetësuar për faktin se si fëmijët e tjerë mbështesin vrasjen masive që la pas 9 viktima dhe 6 të plagosur. Ekspertët e shëndetit mendor u bëjnë thirrje prindërve të flasin me fëmijët e tyre dhe nëse është e nevojshme, t’i dërgojnë ata te profesionistët që mund t’i ndihmojnë dhe t’u japin përgjigje për të gjitha dyshimet e tyre.

Psikologia e fëmijëve Branka Tisma shpjegoi: “Fëmijët reagojnë në mënyra të ndryshme, tani duhet monitoruar se si do të reagojnë fëmijët e tjerë dhe që kjo të mos bëhet model sjelljeje. Kjo është një temë që duhet diskutuar dhe pasojat e një sjelljeje të tillë, si dhe kush dhe cilët janë modelet tona. Kjo është shqetësuese dhe konfuze. Fëmijët shpesh reagojnë në mënyrë të pamatur. Ky është shkaktari, tani të gjithë do të shprehin mendimin, qëndrimin e tyre për atë që ndodhi në mënyra të ndryshme. Fëmijët e asaj moshe shumë shpesh nuk mendojnë për pasojat, por reagojnë pa i kuptuar pasojat reale”.

Kujtojmë se përveç komenteve një video ‘tallëse’ ku një nxënës me armë plastike imitonte ngjarjen e rëndë qarkulloi në rrjete sociale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit