-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Astrologia parashikon fituesin e BBV, kush del në vend të dytë

Kryesoret

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë astrologia e njohur Meri Gjini. Ajo ka zbuluar çdo detaj në lidhje me katër finalistët e këtij edicioni të Big Brother VIP bazuar në ditëlindjet e tyre.

Favorizohen pothuajse njësoj nga faktorë të jashtëm për nga mënyra se si e kanë shfrytëzuar radha është:
1.Luiz
2.Kristi
3.Efi
4.Dea

Luiz: Kemi një Luiz i cili i përket shenjës së Gaforres dhe që atë ditë ekzaktësisht ka një hyrje të jashtëzakonshme të dy planetëve më të rëndësishëm të jetës, ka Marsin në hyrje të drejtëpërdrejtë me Diellin pra Marsi në këto momente që flasim është tek Gaforrja, në datën 6 e ka në 20° siç e ka pasur në momentin e lindjes gjithashtu ka po atë ditë eklipsi është ballë për ballë Hënës së tij.

Efi: Kemi Efin dhe kjo një gocë shumë emocionale që do ta shijojë shumë finalen.

Me ngarkesa goxha të forta emocionale dhe me një bosht më të ngurtë se ç’është shpirti i saj pra ajo është pak më e ngurtë me mënyrën se si i shpreh gjërat por ndjeshmëritë i ka shumë herë më të mëdha.

Dea Mishel: Më të lehtë për të qenë pjesë e atij formati ka qenë Dea Mishel duke qenë që ka Mërkur dhe Venus tek Peshorja dhe e ka shumë të lehtë të ruaj diplomacinë, të ruaj ekuilibrat.

Kristi: Harta e Kristit më ka bërë përshtypje, është një natyrë me temperament më të fortë dhe duket sikur të qëndruarit dhe të reaguarit me kaq shumë diplomaci në një ambient të vëzhguar sikur ka qenë mision i pamundur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit