Gjatë natës Tirana është mbushur me postera kundër Erion Veliajt, që janë mbivendosur sipër atyre të socialistëve. “Wanted Erion Veliaj për debat me Belon, ta gjeni ku është dhe ku s’është”, shkruhet në këto postera. Por, policia bashkiake me të gdhirë dita shkoi dhe i hoqi. Sekretari i përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi thotë se policia bashkiake u vendos në shërbim të partisë.
“Policia e Bashkisë, në shërbim të partisë! Në fakt duhet të jenë ditë dhe natë në shërbim të qytetarëve, por edhe në ditët e fundit, Erion Veliaj i depersonalizon duke i detyruar të lajnë dhe pastrojnë fytyrën e tij dhe të Edi Ramës në billborderat e Tiranës, ku qytetarët kanë ngjitur thirrjen e tyre për të pranuar debatin publik me Belind Këlliçin! Më mirë se t’i grisni, mblidhini ftesat dhe çojani Erionit në zyrë, bashkë me kërkesën: Dil në debat me Belon o frikacak, boll u fshehe skutave” shkruan ai.
Lufta e posterave në Tiranë! Demokratët shpallin Veliajn në kërkim (FOTO)