Policia greke ka arrestuar një 22-vjeçare shqiptare, pasi kishte lënë foshnjën e saj 4-muajshe në makinë, e ndërkohë kishte shkuar për të bërë pazar.
Shqiptarja, së bashku me grua me origjinë shqiptare lanë foshnjën dhe u nisën për të bërë pazare në një dyqan në zonën e Pylaias.
Ishte një kalimtar që pa foshnjën brenda makinës së parkuar, i cili njoftoi Policinë, shkruan ‘Protothema.gr’.
Sipas dëshmisë së tij, foshnja ishte vetëm për të paktën 40 minuta, ndërsa automjeti ishte i mbyllur me dritare gjysmë të hapur.
Punonjësit e policisë së repartit Pylaia, gjetën brenda një dyqani gratë me origjinë shqiptare dhe i arrestuan.
Policia ka ngritur dosjen për ekspozim të të miturit në rrezik si bashkëpunëtor ndaj nënës 22-vjeçare si dhe drejtuesit të mjetit 27-vjeçar.









