Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka denoncuar se patronazhistët e PS-së po zhvatin apartamentet e rindërtimit. Salianji tha se një anëtar i PS-së me vilë 4 kate merr 2 apartamente 3+1 dhe 2+1 në Kavajë
“Apartamentet e rindërtimit zhvaten nga patronazhistët, rasti se si sekseri i pushtetit me vilë 4 kate merr 2 apartamente 3+1 dhe 2+1 në Kavajë!
Situata rëndohet më shumë kur po ky persona është “deleguar” të kërcënojë votuesit që nëse nuk votojnë nuk do i marrin apartamentet!
Garantojmë qytetarët e dëmtuar nga tërmeti që do marrin atë që ju takon!
Në 14 Maj ndëshkojmë abuzimin dhe i rikthejmë qytetarëve bashkinë!”, tha Salianji.









