Policia ka arrestuar një 59-vjeçar i cili ka kryer veprime ndaj një shtetaseje të mitur, në hyrje të pallatit ku ajo banont.
F. P 59 vjeç, banues në Berat është shoqëruar menjëherë pas kallëzimit të marrë nga një 13-vjeçare
Dyshohet se 59-vjeçari i ka kryer veprimet e turpshme, ndaj shtetases së mitur, në hyrje të pallatit ku kjo shtetase banonte.
Vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vepra të turpshme”.