-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I “përhumbur” mes të ftuarve, princ Harry largohet menjëherë pas kurorëzimit të mbretit Charles

Kryesoret

Pavarësisht buzëqeshjeve dhe përpjekjeve për t’u dukur rehat dhe i lumtur, disa shikime anash nga Princi Harry drejt vëllait të tij, William mjaftuan për të zbuluar marrëdhënien e tyre të ftohtë.

Për më tepër, në ceremoninë e kurorëzimit të Charles III si mbreti i ri i Britanisë së Madhe, princ William pati një rol udhëheqës, i veshur me uniformën e tij vezulluese ushtarake dhe duke shoqëruar të atin në fron, ndërsa princ Harry humbi es turmës së të ftuarve.

Gjithashtu, ndërsa në qendër të vëmendjes globale ishte Kate Middleton-i i shkëlqyeshëm, Harry nuk mund të mos ndjente pak zili. Nëse ai nuk do të ishte përplasur aq ashpër me babanë dhe vëllain e tij, duke hequr dorë nga posti i tij si Duka i Sussex -it, pranë Kate do të ishte Meghan Markle, gruaja e tij dhe nëna e dy fëmijëve të tyre.

Princi Harry, me disa dekorata të fiksuara në kostum, mbërriti në Westminster Abbey duke buzëqeshur, pranë princeshave Eugenie dhe Beatrice, kushërinjve dhe burrave të tyre.

Ai shkëmbeu, disi në mënyrë të sikletshme, siç vëzhguan gazetarët britanikë, shtrëngime duarsh dhe përshëndetje me të pranishmit e tjerë dhe u ul në një vend në pritje të mbërritjes së babait të tij.

Harry udhëtoi për në Britani i vetëm pa Markle duke udhëtuar nga SHBA posaçërisht për kurorëzimin e babait të tij.

Por pasi pa nga afër ndërsa babai i tij u kurorëzua mbret më 6 maj, Princi Harry u largua nga ceremonia drejt aeroportit.

Unë po shkoj direkt në aeroport,” tha Harry sipas një burimi të HELLO!.

Përveç kurorëzimit të babait të tij, princ Harry gjithashtu sot feston edhe 4 vjetorin e lindjes së djalit, princ Archie.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit