Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për mes një njoftimi ka kërkuar që menjëherë të fshihen të gjitha postimet apo ripostimet me karakter elektoral nga rrjetet sociale.
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka theksuar se publikimi i veprimtarive me karakter politik nga ana e institucioneve, përbën shpërdorim të burimeve publike.
Njoftimi i plotë i KQZ:
Urdhëresë nga KQZ. Të fshihet menjëherë çdo postim apo ripostim me karakter elektoral nga faqet zyrtare të institucioneve në platformën “Facebook” apo të çdo mjeti tjetër elektronik (media sociale).
Vënia në dispozicion e faqeve zyrtare në “Facebook” apo çdo mjet tjetër elektronik (media sociale) të institucioneve publike për publikimin dhe ripostimin e veprimtarive me karakter politik/elektoral në zgjedhje, nga ana e këtyre institucioneve, përbën shpërdorim të burimeve publike.
Gjithashtu, përbën shpërdorim të burimeve publike vënia në dispozicion e faqeve zyrtare në “Facebook” apo çdo mjeti tjetër elektronik (media sociale) të institucioneve publike për publikimin e postimeve të cilat përmbajnë hashtagë (#), slogane me karakter politik/elektoral në zgjedhje, apo thirrje për mbështetje në zgjedhje nga ana e këtyre institucioneve