-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles në Londër

Kryesoret

Ka nisur ceremonia. Shumë personalitete janë grumbulluar në qendrën e Londrës të shtunën për të shoqëruar procesionin e kurorëzimit të Mbretit Charles III. Kundërshtarët e monarkisë protestojnë.

Që në orët e mëngjesit u grumbulluan dashamirët e monarkisë dhe qytetarë të tjerë në qendrën e kryeqytetit britanik, Londër. Kisha Westminster Abbey hapi dyert në mëngjes të shtunën për të pritur të ftuarit e parë.

Të ftuarit më të rëndësishëm, mes tyre krerë shtetesh e qeverish dhe anëtarë të familjes mbretërore mblidhen pak para fillimit të ceremonisë. Kurorëzimi i mbretit Charles III fillon në orën 12:00. Në këtë ceremoni nuk do të marrë pjesë presidenti amerikan, Joe Biden.

Ai përfaqësohet nga bashkëshortja e tij, First Lady, Jill Biden, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë. Një takim i Bidenit me Mbretin Charles III pritet në korrik. Por në ceremoninë e kurorëzimit priten mjaft krerë shtetesh e qeverish.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit