Ish kancelari dhe avokati nga Hanoveri e pagoi besnikërinë e tij ndaj Putinit me një sërë pozicionesh shumë fitimprurëse në kompanitë shtetërore ruse të energjisë si Gazprom apo Rosneft. Për vite me radhë, publiku gjerman ndoqi aktivitetet e turpshme të Schröderit, por gjithçka mbeti vetëm tek kritikat individuale.
Publiku herë pas here ka kritikuar aktivitetet e politikanëve pas largimit nga detyra, e në këtë kuptim as Schröder nuk bën përjashtim. Por alarmi i madh u ngrit pas sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022, kur ish-kancelari socialdemokrat, për indinjatën e publikut dhe partisë së tij, refuzoi të dënojë këtë sulm dhe mbrojti vazhdimisht mikun e tij nga Kremlini, e këtë vazhdon ta bëjë edhe sot e kësaj dite.
Kjo është arsyeja pse Komisioni i Buxhetit i Bundestagut mori një vendim në maj të vitit të kaluar për t’i hequr të drejtën ish-kancelarit për të financuar zyrën e tij dhe pesë punonjës nga paratë e shtetit. Politikani 79-vjeçar e ankua ndaj këtij vendimi. Por Gjykata Administrative në Berlin e ka hedhur poshtë ankesën.