Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili i kërkon KQZ-së që të përjashtojë Majlinda Bufin nga gara për 14 Majin dhe SPAK-ut të nisë hetimet pas publikimit të kërcënimeve për sanitaren e një shkolle se do ta hiqte nga puna për pjesëmarrjen e saj në mitingun e ish-kryeministrit Sali Berisha.
“SPAK duhet të fillojë urgjent hetimin për shpërdorim detyre për këtë rast i cili është përpara syve të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë.
KQZ dhe SPAK të veprojnë menjëherë për të mos u inkriminuar si përgjegjës dhe shkaktarë, që me mosveprimet e tyre po cenojnë standardin për zgjedhje të lira dhe te ndershme.
Qëndrimi shumë i rreptë ligjor ndaj rastit Bufi është qëndrim kundër mizerabilitetit antiligjor arrogant dhe mafioz të rilindjes kudo që ajo ushtron detyra shtetërore. Provat filmike ja ku i kanë, por edhe denoncimet zyrtare do t’i kenë në tavolinë” tha ai.