Shqiptarë kryesojnë listën e shtetasve të cilët u kthyen në një vend tjetër pas një urdhri për t’u larguar nga territori i një vendi të caktuar të Bashkimit Evropian gjatë viti 2022.
Sipas raportit të Agjencisë Evropiane të Statistikave Eurostat publikuar të premten rreth 9950 shqiptarët janë kthyer në një vend tjetër pas një urdhri largimi nga një vend i Bashkimit Evropian.
Lista pasohet nga shtetasit gjeorgjianë me rreth 8040 persona dhe shtetasit sirianë me rreth 5590 persona.
Shtetasit shqiptarë me urdhra largimi janë zbuluar se jetonin në mënyrë të paligjshme në një nga vendet e BE-së, ku gjatë vitit 2022 u zbuluan rreth 1.08 milionë persona që jetonin në mënyrë të paligjshme.
Shtetasit shqiptarë udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian prej Dhjetorit të vitit 2010 por në rastet e zbulimit “si të paligjshëm” nga autoritetet e një vendi të Bashkimit Evropian ata kanë shkelur afatin e qëndrimit tremujor në vendet e zonës Shengen apo kanë kryer veprime jashtë programit të vizës për qëllime turistike.
Sipas raporteve për migrimin në vendet e Bashkimit Evropian, aktivitetet e personave nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, përshi Shqipërinë, të cilat përbëjnë shqetësim janë të lidhura kryesisht me punësimin, zënia e një pune apo vetëpunësimi, në një kohë kur kushtet e vizitave afatshkurtra nuk e lejojnë një gjë të tillë. Një aspekt tjetër, i lidhur me këtë, ka të bëjë me veprat penale ku mund të përfshihen vizitorët afatshkurtër.
Sipas Eurostat numri i shtetasve jo anëtarë të Bashkimit Evropian, të urdhëruar për t’u larguar nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian, ishte 422400 por rreth 96795 shtetas nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, me të cilëve dhe shtetasit shqiptarë, u kthyen në një vend tjetër pas urdhrave të largimit gjatë viti 2022./VOA
Artikulli i plotë këtu.