-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Subashi 300 milionë Lekë me borxhe për të “lustruar” rrugët në javën e fundit

Kryesoret

Javën tjetër Shqipëria voton për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive. Megjithatë socialistët po vrapojnë në 60 bashkitë që kanë nën kontroll për të bërë asfaltimet e fundit për të bindur qytetarët për një tjetër mandat. Armando Subashi është njëri prej tyre. Në bashkinë e Fierit ai kandidon për një tjetër mandat.

Dje u publikua lidhja e kontratës për rikonstruksionin e rrugës në lagjen “1 Maji”. Konkretisht segmenti rrugor “Naun Kaçaku” – “Shën Gjergji”, (Stacioni i Patosit – ish-Ura me shkallë). Tenderi u hap me urgjencë në 16 Mars, u mbyll në 31 Mars dhe dje u publikua lidhja e kontratës.

Vlera e tenderit që fitoi “NGRACAN 1934” është 285 milionë Lekë pa TVSH, që duke llogaritur edhe këtë të fundit shkon mbi 300 milionë lekë. Por duke parë dokumentet që “5Pyetjet.al” i sjell më poshtë, vërehet se rruga do të bëhet me borxh.

Bashkia njofton se rruga do të kontraktohet dhe zbatohet me vlerë të plotë, por për vitin 2023 do të financohet në vlerën prej 12 026 385 lekë, për vitin 2024 do të financohet në vlerën prej 21 437 209 lekë dhe pjesa tjetër e mbetur e kontratës do të financohet në vitin buxhetor 2025 në vlerën 10 000 000 lekë me TVSH. Urgjencë për ta nisur para zgjedhjeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit