Shefi i stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka reaguar pas shpërthimit të ndodhur në orët e para të së shtunës në veri të Mitrovicës. Vela ka deklaruar se shpërthimi pranë stacionit të Policisë është një tjetër sulm kriminal nga strukturat ilegale serbe. Sipas tij, ky veprim është reagim ndaj aksionit të institucioneve të Kosovës për heqjen e kamerave ilegale të vëzhgimit, të vendosura nga Serbia.
“Një tjetër sulm kriminal në Mitrovicën e Veriut. Strukturat kriminale dhe ilegale të financuara nga Serbia po pengojnë sundimin e ligjit në veri të Kosovës. Ky duket të jetë një reagim ndaj aksionit të institucioneve të Kosovës për heqjen e kamerave ilegale të vëzhgimit të vendosura nga Serbia, i cili do të vazhdojë”, ka shkruar ai.
Shpërthim i fortë pranë stacionit të policisë në veri të Kosovës