-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Veriu u përjashtua nga investimet”, Berisha: Zoti i ruajtë bankat nga Safet Gjici

Kryesoret

Ish-kryeminstri, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me demokratët e Kukësit ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit, Admir Sinamati.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se veriu është diskriminuar nga kjo qeveria Rama pasi e ka përjashtuar nga investimet.

Berisha nuk ka kursyer as kandidatin e PS-së në Kukës, Safet Gjici ku deklaroi se pas ardhjes së PD-së në pushtet do ti hiqet shtetësia. Veprim ky i cili do të kryhet sipas ish-kryeminsitrit pasi ai hoqi përmendoren e genocidit të Lumës në këtë qytet.

“90 përqind e familjeve të Kukësit meritojnë 100 përqind ndihmën ekonomike.
Çdo qeveritar e di që Kukësi është qarku më i varfër i Europës, dhe ky i pashpirt hoqi me një të rënë të lapsin 20 mijë familje nga kjo ndihmë vetëm se i qëndruar besnik idealeve tuaja dhe nuk e votuat.

Rama përjashtoi veriun nga investimet. Po marr Safetin, kandidatin që ka vënë këtu, me aktet që ke bërë të kesh turp, sa të vijë PD në pushtet do të të heqim shtetësinë fare.

Cili është pasioni yt për lekë e ka marrë vesh e gjithë Shqipëria, Zoti i ruajttë bankat nga ti.Sa i përket krimit elektoral të jesh i lindur që do të ndjekë deri në fund të jetës.

Shpërnda sa të duash para, do përgjigjesh dhe je i pashpresë, por shtetësia shqiptare dhe qytetaria e Kukësit do të hiqet për aktin makabër të heqjes së përmendoren e gjenocidit të Lumës,” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit