Zbardhen 3 raste të vjedhjes me dhunë të sendeve personale, vihet në pranga njëri nga autorët, identifikohet dhe shpallet në kërkim tjetri. Arrestuari është P. C. 38 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. H. 26 vjeç, banues në Shkodër.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se të dy gjatë ditëve të fundit iu kanë vjedhur me dhunë 3 qytetarëve, një varëse floriri, një unazë dhe një celular. Policia ka publikuar edhe pamjet e momentit të vjedhjes.
Vijon puna, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.