Pasditen e së shtunës në Golem është gjetur e braktisur nga një qytetar një foshnjë 2 muajshe.
Foshnja ishte lënë në një cep rruge afër disa koshave të mbeturinave. Qytetari i cili e ka gjetur e ka dërguar menjëherë në maternitetin e Durrësit.
Foshnja është shtruar dhe ndodhet e shtruar në pediatri. Qytetari është marrë në pyetje nga policia e Kavajës dhe është zbuluar se foshnja është lënë nga e ëma.
Policia e ka identifikuar të renë nga Tirana e ka shpallur në kërkim dhe vijon punën për kapjen e saj.