-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ça bëre kështu”, momente horrori në Itali, vlonjati: I thera, do i ther prapë

Kryesoret

Taulant Malaj pasi kreu krimin e rëndë ku vrau me thikë një shtetas italian, vajzën e tij 16 vjeçe dhe ka plagosur bashkëshorten ka filmuar skenën dhe e ka shpërndarë tek miqtë.

Madje në një moment ka dashur të vrasë edhe djalin e tij 5 vjeç, por fatmirësisht ai ka dalë menjëherë nga shtëpia.

Foto/ Ky është “thrilleri” që theri vajzën dhe gruan dhe i filmoi


Taulant Malaj: Mirëmbrëma, quhem Taulant Malaj nga Selenica e Vlorës. E shikoni këtë këtu? Ky është italian, gruaja ime shk****** gjithë ditën, unë punoja gjithë ditën. Ja ky është. Ia fala me të parin, ky është i dyti. Shikoje e kam therur vetë, vetë e kam therur. I vrara që të tre, edhe çupën, se ngacmonte dhe çupën. Shikoje këtu, vrasje këtu, këta janë…

Gruaja: Çfarë bërë?
Taulant Malaj: Pusho, pusho, k*****, pusho. Shk***** gjithë ditën, boll
Gruaja: Ça bëre kështu!
Taulant Malaj: Boll se ta fala njëherë. Ku është djali?! Shikojeni i kam vrarë, i kam therë, do i ther akoma. S’ka ardh asnjë Polici, do i ther tani.

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në Torremaggiore, në zonën e Foggia-s. Rreth orës 02:00, 45-vjeçari shqiptar që punonte si bukëpjekës po kthehej në banesë, në Torremaggiore, në zonën e Foggia, por në shkallë hasi italianin me të cilin dyshonte se e tradhëtonte gruaja.

51-vjeçarin, ai e qëlloi me një thikë dhe më pas me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen.

Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht dhe në momentin që shqiptari i drejtoi thikën gruas, 16-vjeçarja u fut mes prindërve për të mbrojtur të ëmën. Për rrjedhojë, 45-vjeçari e qëlloi me thikë të bijën duke e lënë të vdekur në vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit