Policia e Tiranës ka proceduar penalisht shoferin e autobusit të tifozave pasi u kap duke transportuar kapsolla plasëse me qëllim për ti futur në stadium gjatë ndeshjes Partizani-Kukësi.
Shoferi me inicialet A. M. është konstatuar duke transportuar tifozët e Kukësit, me një automjet tip furgon, gjatë kontrollit të të cilit u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një sasi kapsolla plasëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.