Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi ka denoncuar një fabrikë sipas tij të paligjshme të prodhimit te asfaltit elektoral, në zonën e Krrabës.
Sipas tij, fabrika nuk ka leje, as mjedisore as ndërtimi, dhe as për zhvillimin e aktivitetit.
Kelliçi e ka quajtur shkelje të rëndë te ligjit dhe ka lajmëruar policinë e Tiranës. Po ashtu, ekipi i tij ka bërë gati kallezimin penal që do të dorëzohet në Prokurori.
Kandidati Këlliçi tha se përveçse pa leje, fabrika po ashtu kryen evazion fiskal.