Policia e Durrësit ka njoftuar se pas denoncimi të kryer dje nga kryetari i degës së FRPD në Durrës është bërë arrestimi i 2 personave të cilët kërcënuan aktivistët e FRPD-së.
Përfaqësues të opozitës pretenduan se ishin kërcënuar me jetë teksa shpërndani fletëpalosje në mbështetje të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Carës.
Sipas denoncimit nga persona u kishin kërkuar të largoheshin ose do të hanin plumbin.
Pas informacioneve të marra është bërë identifikimi dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Durrës, i dy personave, konkretisht 25-vjeçari me inicialet F. T. dhe 31-vjeçari me inicialet A. M., 31 vjeç.
Ata nuk kanë pranuar akuzat dhe kanë deklaruar se nuk kanë kërcënuar njeri. Sipas dëshmisë së tyte ata kanë debatuar me personat që të mos futnin postera dhe fletushka poshtë banesave të tyre apo t’i hidhnin ato në rrugë.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës sqaron opinonin publik se deklarata e bërë dje nga kryetari i FRPD dega Durrës, i cili foli për banda kriminale që iu bëjnë presion qytetarëve të Durrësit, për të tjetërsuar vullentin e tyre politik është tërësisht e pavërtetë.