-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me armë në brez, arrestohet “i forti” i Lushnjës

Kryesoret

Policia e Lushnjës ka arrestuar 30-vjeçarin Marteos Pasho pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri.

Mësohet se 30-vjeçari është me precedent të mëparshëm penal për vrasje.

30-vjeçari u kap në flagrancë gjatë kontrolleve të Policisë, i cili qarkullonte me sende të kundërligjshme në automjet.

Gjatë kontrollit në çantën e krahut të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 pistoletë, 1 krehër me 7 fishekë dhe 1 thikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit