-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paralajmëroi vendime befasuese, media serbe: Vuçiç do të japë dorëheqjen

Kryesoret

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç gjatë pjesëmarrjes në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Partisë Progresive Serbe ka paralajmëruar vendime befasuese për ditët në vijim.

Gazeta serbe, Informer ka njoftuar ekskluzivisht se në vendimet politike që do të merren janë tre variante, e ndër to konsiderohet edhe dorëheqja e Vuçiç.

1. Pranimi i dorëheqjes së gjithë kabinetit të Ana Brnabiçit;

2. Dorëheqja e përbashkët e qeverisë dhe presidentit dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e përgjithshme në të cilat Vuçiç nuk do të mund të kandidonte për president;

3. Dorëheqja vetëm e presidentit.

Në takimin e zhvilluar Vuçiç ka folur për ngjarjet e fundit tragjike dhe përgatitjet për Asamblenë e SNS-së më 27 maj, por edhe ka përgatitur partinë për aktivitet opozitar për herë të parë.

Informer ka thënë se posedon konfirmimin nga kreu i SNS-së, se mbrëmjen e së hënës në TV Happy, Vuçiç do të shpallë vendime që do ta ndryshojnë Serbinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit