Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00 ka shpërthyer një bombol gazi në një banesë në lagjen “11 Janari”, Kuçovë.
Nga shpërthimi janë plagosurit të moshuarit 84-vjeçarja Alie Kosova dhe 86-vjeçari Mustafa Kosova. Pas shpërthimit është dëmtuar shtëpia e cila një pjesë e saj është shembur.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe deri në këto momente kanë bërë të mundur nxjerrjen e 86-vjeçarit i cili është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë po vijon puna për nxjerrjen e bashkëshortes së 86-vjeçarit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.