Gjatë fjalës së tij Meta sulmoi qeverinë “Rama”, ndërsa shtoi se edhe tërmetin e përdorën për të vjedhur pronat e qytetarëve.

“Edhe tërmetin e përdorën për të vjedhur dhe për të marrë pronat e qytetarëve. E dini historinë e banorëve në Kombinat.

I piketuan që të marrin pronat e tyre për oligarkët. Një shtet anëtare e NATO-s, që aspiron për BE. Si mund të kërkojë ky votat e qytetarëve të Kavajës, ku me kukullat e tij pranuan falimentimin e ujësjellës-kanalizimit të Kavajës.

A nuk e falimentuan këta Kavajën? Se vodhën dhe keqmenaxhuan qytetin,” tha Meta.