Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve kërkoi gjobitjen e 20 kryebashkiakëve socialistë nën argumentin se kishin përdorur asete publike për fushatë elektorale. Kryetarët e bashkive të PS-së kishin përdorur Facebook-un e bashkisë për propagandë elektorale.
“Për rrjedhojë, referuar nenit 171, pika 1 të Kodit Zgjedhor, kur shkelja nuk përbën vepër penale, dënohet me gjobë nga 3000 (tre mijë) deri në 90 000 (nëntëdhjetë mijë) lekë.
Në përfundim të shqyrtimit administrativ, i propozoj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, marrjen e masës administrative në vlerën 3 000 (tre mijë) lekë”.
Në shqyrtimin e kërkesës, KAS vendosi të shumëfishojë gjobën ndaj 15 kryebashkiakëve me 100 mijë Lekë, ndërsa 5 të tjerë nuk i konstatoi në shkelje.
Kryebashkiakët e gjobitur:
Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh
Andi Salla, Kryetar i Bashksë Cërrik
Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier
Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasan
Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë
Klement Ndoni, Kryetar i Bashkisë Këlcyrë
Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë
Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës
Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë
Eriselda Sefa, Kryetare e Bashkisë Lushnjë
Qerim Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër
Nuri Belba, Kryetar i Bashkisë Përrenjas
Pali Kolevski, Kryetar i Bashkisë Pustec
Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec
Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak
Kryebashkiakët që nuk u gjobitën:
Klodian Taçe, Kryetar për Bashkinë Gramsh
Lefter Alla, Kryetar për Bashkinë Bulqizë;
Shuaip Beqiri, Kryetar për Bashkinë Konispol;
Kastriot Gurra, Kryetar për Bashkinë Librazhd;
Blerim Shera Kryetar për Bashkinë e Vorës.