Nënë Leta, gjyshja e moderatores Kiara Tito u shpreh shumë e lumtur për mbesën e saj ndërsa në një intervistë u shpreh se kishte bërë gati ushqimin për këngëtarin.
Ajo zbuloi se i kishte përgatitur dhe tasqebapin, ushqimin e preferuar të këngëtarit që ta priste në shtëpinë e saj.
“Jam shumë e gëzuar, shumë e lumtur që ata si çift përfunduan bashkë edhe ju uroj një jetë sa më të lumtur. Të dy e duan njëlloj njëri-tjetrin, Luizit do i gatuaj çfarë të doje. Ai ka qef tasqebapin, unë ja kam bërë gati, e kam në frigorifer, krevatin ja kam rregulluar, për Perandorin.“ – tha ajo.