-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E vrau i ati për tradhtinë e nënës! Miqtë e adoleshentes shqiptare: Ishte e mbyllur

Kryesoret

Pas ngjarjes së rëndë ku mbeti e vdekur 16-vejçarja, Xhesika Malaj e cila u vra nga i ati teksa shpëtonte të ëmën ka ardhur edhe reagimi i miqve të saj.

“Një vajzë e sjellshme. Studionte dhe shumë e lidhur me nënën dhe vëllain e vogël”, janë shprehur miqtë e saj.

Të gjithë miqtë e saj janë shokuar nga ngjarja dhe akoma vazhdojnë dhe i tregojnë njëri-tjetrit se çfarë ka ndodhur pasi akoma nuk mund ta besojnë.

“E kam njohur që nga shkolla fillore. Ne kemi shkuar në të njëjtën klasë, pastaj në shkollë të mesme kemi përfunduar në klasa të ndryshme. Unë zgjodha një linjë tjetër ndërsa ajo atë klasike. Ajo ishte në klasën III A. Klasa e saj është afër simes dhe shpesh përshëndesnim dhe flisnim. Ajo ishte shumë studioze. Mori pjesë në të gjitha projektet e organizuara nga shkolla. Ndonjëherë flisnim për muzikën, por ajo ishte një vajzë shumë e mbyllur. Ajo nuk fliste për çështje personale”. u shpreh shoqja e viktimës, Marika.

Në gjimnazin që frekuentonte Xhesika paraditen e së hënës u mbajt një minutë heshtje për të kujtuar vajzën e re.

Kur ra zilja, e gjithë shkolla u ndal për një minutë heshtje për të kujtuar 16-vjeçaren.

“Sot është një ditë e trishtuar për të gjithë ne. Jemi shumë të pikëlluar. Ajo ishte një vajzë shumë e mirë, gjithmonë me buzëqeshje në fytyrë dhe gjithashtu shumë studioze,” u shpreh një tjetër student.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit