-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Investigimi/ 60 “biznesmenët” fantazmë në Lezhë që zhvatën Rumaninë

Kryesoret

Një gazetar rumun ka bërë një investigim duke dalë në përfundimin se mbi 60 kompani fantazmë në Rumani janë në emër të shqiptarëve dhe pas rrjetit fshihen zyrtarë të lartë. Por përse bëhen këto transferime? A po bëhen për amnistinë fiskale për të legalizuar lekët e vendosura nga krimi dhe droga? Si po shmanget pagesa e taksave? Të gjitha këto i shpjegon gazetari rumun Kozmin Savu, i cili ishte në Shqipëri, konkretisht në Lezhë.

Pjesa e parë e investigimit

Po shkojmë në Shqipëri pas një rrjeti që tentoi të fshehë gjurmët e disa kompanive rumune me probleme financiare, zinxhir të cilit iu drejtuan biznesmenët e diskutueshëm. Dhjetëra kompani mbi të cilat rri pezull dyshimi për evazion fiskal dhe që u janë transferuar shtetasve shqiptarë.

Shqipëria, një vend me histori dhe kulturë të afërt me tonën (Rumune), por edhe me të njëjtat zakone. Korrupsioni është i përhapur. Mafia shqiptare është e njohur në të gjithë Evropën – trafikim njerëzor, drogë apo shitje të paligjshme armësh. Të njohur për ashpërsinë dhe sjelljen kriminale, bota e krimit shqiptar është përfshirë edhe në rrjetet e evazionit fiskal.

Parajsa e evaziuesve të taksave në Europë është në Shqipëri. Qeveria socialiste e Edi Ramës dëshiron të japë një amnisti tatimore me vlerë dy milionë euro. Kjo amnisti synon edhe investitorët shqiptarë nga Rumania, sepse duhet të paguajnë taksa.

Çdo shtetas i huaj apo shqiptar mund të depozitojë para të padeklaruara në sistemin bankar shqiptar, duke përfituar nga imuniteti ligjor. Kriminelët do të përdorin skemën për të pastruar të ardhurat e krimit pa frikën e dënimit. Shkova në Shqipëri në kërkim të një rrjeti që përfitonte nga dobësia e shtetit rumun, por edhe nga bashkëfajësia e disa nëpunësve të lartë civilë, një bandë që la shumë para të munguara në buxhetin rumun. Kemi kërkuar kompani të dyshuara për shmangie të miliona eurove TVSH, mospagim të taksave dhe tarifave, “pastrimit” të parave të zeza nga krimet, apo thjesht mashtrimit të kompanive leasing, bankave apo kompanive të tjera private. Dhe të cilat iu dorëzuan disa shqiptarëve që historia e tyre të humbiste.

Amplituda e këtij rrjeti është e vështirë të vlerësohet. Ekipi rumun hulumtoi dokumente të panumërta dhe identifikoi 27 shtetas shqiptarë nga e njëjta zonë. Ata u bënë pronarë dhe administratorë të kompanive me një histori të dyshimtë në Rumani. Disa grupohen në çifte në të njëjtën shoqëri, për ta bërë lëvizjen më të besueshme. Qyteti i Lezhës, 60 km në veri të kryeqytetit Tiranë, është një qytet me më pak se 15,000 banorë. Por një qytet plot me biznesmenë që kanë kompani në Rumani. Janë me dhjetëra kompani në Rumani që kanë patronët nga Lezha.

Në emër të këtyre shqiptarëve u gjetën më shumë se 60 kompani dhe mënyra se si funksionoi ky grup na bën të besojmë se sigurisht që janë shumë të tjera. Së bashku me Edmond Priftin, një gazetar shqiptar me origjinë rumune, u nisëm përmes Lezhës në kërkim të pronarëve të kompanive rumune.

Ne gjetëm nga një deri në 15 shoqëri aksionerësh shqiptarë për frymë në Lezhë. Shumica e transferimeve të kompanive janë bërë ndërmjet viteve 2010 dhe 2014. Dhe të gjitha janë nga Bukureshti dhe Ilfov. Adresat e shqiptarëve të regjistruar në Regjistrin Tregtar Rumun nuk korrespondojnë me tokën.

Arritëm në Kallmetin e Madh, fshat i Lezhës. Nuk u habitëm pak kur një vendas na foli në rumanisht. Djemtë punonin me rumunët në Itali apo edhe vizituan vendin tonë.

Jemi zhvendosur në një vend tjetër dhe buzëqeshjet e banorëve na bëjnë të besojmë se jemi në rrugën e duhur. Na thonë se do të na çojnë te Zef Kovacaj, ai që është aksioner në nëntë kompani në Rumani, me fusha të ndryshme veprimtarie, nga ndërtimi, punimet elektrike, te tregtia apo bixhozi dhe bastet.

  • Unë jam nga një televizion rumun

  • Ke qenë ndonjëherë në Rumani?

  • Kam qenë një herë në Bukuresht.

-Kur?

  • 7-8 vjet më parë

  • Keni blerë ndonjë kompani?

  • Nuk bëra gjë tjetër veçse u bëra turist, qëndrova në hotelin Rin Grand.

  • Kishit më shumë? sa ishit ju

  • Dy miq. Unë dhe dikush tjetër.”

Duket qartë se Zefi ka frikë të na tregojë se si përfundoi në Rumani. Në prill të vitit 2012, së bashku me një shqiptar tjetër nga Lezha, Briken Gazuli ata u bënë pronarë të kompanive me borxhe ndaj kompanive të tjera, ose të përfshirë në çështje me krime tatimore disa milionë lekë. Hilman Grup, për shembull, ka detyrime të papaguara ndaj shtetit, disa milionë dhe gjithashtu u shfaq në një dosje nga viti 2013 për një grup të organizuar kriminal.

Zefi e di se çfarë ka ndodhur. Po të kishte qenë ai përfituesi i atyre kompanive, Zef duhet të ishte milioner deri tani. Shumë prej kompanive me emrin e shqiptarëve kanë lidhje me familjen e kryetarit të Këshillit të Qarkut të Prahovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit