Ruben Saraiva 28-vjeç u arrestua në Rabat, Marok për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin në datë 19 Prill. Nga skuadra me gjashtë persona vetëm një person nuk është arrestuar, një nga britanikët që akuzohet nga pala shqiptare që mori pjesë ne ekzekutim, Harry Simpson.
Sipas palës britanike provat e palës shqiptare nuk janë të mjaftueshme për ta arrestuar. Ndërkohë që një grua, turiste u lirua në Britani në detyrim paraqitje.
Në burg në Angli është i akuzuari si organizuar, Edmond Haxhia dhe dy britanikë, të cilët sipas prokurorisë shqiptare spiunuan lëvizjet e biznesmenit në Shëngjin.
Por cili ishte itinerari i portugezit?
Ruben Saraiva ka hyrë në Shqipëri më 14 shkurt 2023 dhe është larguar në mbrëmjen e 19 prillit 2023. Për më shumë se dy muaj, vrasësi ka qëndruar në Kakarriq në banesën e porositësit Edmond Haxhia, por ka lëvizur edhe në Lezhë dhe Shëngjin për të njohur zonën.
Pas vrasjes iku nga Kapshtica drejt Greqisë ku humbi gjurmët, por nga fqinji jugor ai ka arritur që të arratiset për në Marok ku ra në pranga.
Steven Hunt nga qyteti i Birmingham ka qenë vëzhguesi. Ishte në lokal kur ndodhi ngjarja, lajmëroi vrasësin portugez të futej brenda në lokal të ekzekutonte Nikulajn.
Anglezi në orën 18:00 së 19 prillit ka prerë një biletë me linjën ajrore që largohej nga Shqipëria po atë mbrëmje. Edmond Haxhia, një dite pas ngjarjes, më 20 prill u largua me avion nga Rinasi drejt Britanisë së Madhe.