-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gara në Gjirokastër/ Golemi te “5Pyetjet”: Në 14 Maj shkojmë me bilanc dhe model

Kryesoret

Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi që kandidon për një tjetër mandat në 14 Maj ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo”. Ai foli për vendimin për të lënë profesionin e mjekut, rikandidimi, fushata dhe objektivat nëse do i besohet sërish drejtimi i qytetit.

Fushata në dy javët e parë ishte e “gjelbër” me mbjellje pemësh. Ka qenë e qetë. Në Gjirokastër gjithmonë fushata ka qenë e qetë, me qytetari dhe pa probleme. Asnjë incident” tha ai.

Por ndjen handikap për faktin që rivali i tij është zgjedhur nga “Primaret”? “Absolutisht jo. Edhe brenda PS-së është bërë një proces dhe mbi të gjitha para zgjedhësve ne si forcë politike kemi një bilanc. Dalim me një model. Me PS-në dhe absolutisht me mbështetjen e kryeministrit Rama” tha ai.

Por përse vendosët që të lini profesionin e mjekut për t’u bërë kryetar bashkie? “Unë vij nga mjekësia. Më shumë se 8 vite kam punuar si okulist. Kam qenë dy vite deputet dhe prej 2019 në krye të bashkisë.

Të lëshë një profesion që realisht e kam dashur dhe dua për të kaluar në administrimin e një qyteti nuk është zgjedhje e lehtë, por nëse do të kthehesha do të bëja të njëjtën zgjedhje. Është një shans që të jepet njëherë në jetë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit