Hetimet vijojnë ende për masakrën e dytë me një bikanc prej 8 personash të ekzekutuar në Serbi me autor një 21-vjeçar. Dyshohet se autori 21-vjeçar nga Mlladenov, Uros Uros Blaziçi që vrau tetë të rinj me kallashnikov dhe plagosjen e 14 të tjerëve natën e së enjtes dhe të premtes, ka pasur bashkëpunëtor.
Prokuroria dhe policia janë duke hetuar nëse ai ka pasur ndonjë lloj ndihme nga një person tjetër dhe nëse konstatohet se ka pasur, do të vijojë puna për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe ndëshkimin e atyre personave.
I riu ka qëlluar dhe ka vrarë njerëz nga fshatrat përreth Dubonë dhe Malo Orasje, të cilët as që i njihte. Blaziç ka pranuar krimin gjatë seancës në Prokurorinë e Lartë Publike në Smederevë dhe i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.
8 të vrarë dhe 13 të plagosur (7 prej tyre në gjendje kritike) ka qenë bilanci i frikshëm i një masakre me autor një 21-vjeçar, i biri i një oficeri të ushtrisë serbe.
“Dëgjoi rënkimet dhe u kthye…”! Rrëfimet tronditëse nga Beogradi
Masakra ndodhi më 5 maj pas një debati në oborrin e shkollës, ku më pas 21-vjeçari Uros Blaziç ka shkuar në shtëpi për të marrë armën. Në fillim ka qëlluar me breshëri automatiku në fshatin Dubona, rreth 60 kilometra në juglindje të Beogradit. Më pas u largua nga vendi i ngjarjes, dhe fijoi sulmin me armë në fshatrat Mali Orasje dhe Sepsin.
Pas kësaj masakre nën kërcënimin e një arme Uros ka detyruar një taksist që ta dërgonte në qytetin e Vinjishtes, në shtëpinë e dajës së tij, aty ku u fsheh për gati 8 orë për t’I shpëtuar arrestimit nga policia, ai u arrestua 8 orë pas ngjarjes.
“Babi, po vdes”, dëshmitarët tregojnë detaje rrenqethëse nga masakra e mbrëmshme