Gjyshi i një prej të plagosurve në masakrës që ndodhi në Serbi gjatë mbrëmjes së djeshme tre ka treguar se nipi i u ka kërkua ndihmë në telefon pasi është plagosur.
“Nipi e thirri babin mbrëmë. Ai i tha: “Babi, hajde se po vdes”. Një burrë qëlloi mbi ne, ka masakër këtu”- tregon gjyshi i të plagosurit.
Kujtojmë 21-vjeçari Uros B mbrëmjen e djeshme vrau tetë veta në oborrin e një shkolle në Dubonë përfshirë edhe një polic që ishte në detyrë dhe motrën e tij.
Polici MP (22) dhe motra e tij KP (19) dhe DT (25) janë vrarë në Dubonë afër Mlladenovcit. Në territorin tjetër të Smederevës kanë vdekur MM (18), NS (21), LM (20), NM (15) dhe AM (18).









