-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakra në Serbi, mijëra serbë protestë kundër dhunës

Kryesoret

Mijëra njerëz u mblodhën në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, më 8 maj. Protestuesit bënë thirrje për dorëheqjen e zyrtarëve të lartë dhe kufizimin e përmbajtjeve të dhunshme në media, pasi dy raste të vrasjeve masive e tronditën vendin.

Në protestën me sloganin “Serbia kundër dhunës” morën pjesë anëtarë nga partitë e përçara politike të vendit, të bashkuara pas vrasjeve masive të javës së kaluar – kur 17 vetë u vranë brenda më pak se 48 orëve, përfshirë nëntë në një shkollë fillore në Beograd.

“Ne kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të promovimit të mëtejshëm të dhunës në media dhe hapësirë publike, si dhe përgjegjësi për reagim joadekuat që një kohë të gjatë nga autoritetet kompetente”, thuhet në një deklaratë të partisë së krahut të majtë, Le të Mos e Lëmë Beogradin të Mbytet.

Më shumë se dhjetë mijë demonstrues u mblodhën para parlamentit të Serbisë, para se të dilnin në rrugë për t’u tubuar pranë zyrave të Qeverisë së Serbisë.

“Ne jemi këtu sepse nuk mund të presim më. Ne kemi pritur shumë, kemi heshtur shumë, kemi kthyer kokën shumë gjatë”, i tha turmës Marina Vidojeviç, një mësuese e një shkolle fillore.

“Duam shkolla, rrugë, fshatra dhe qytete të sigurta për të gjithë fëmijët”.

Protestuesit kërkuan gjithashtu dorëheqjen e disa zyrtarëve të lartë, përfshirë ministrin e Brendshëm dhe kreun e agjencisë së inteligjencës serbe.

Të dielën, ministri serb i Arsimit dha dorëheqje, duke përmendur në letrën e tij të dorëheqjes të shtënat e javës së kaluar në një shkollë në Beograd.

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit