-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngërçi për vitalizimin/ Golemi te “5Pyetjet”: Të huajt duan të blejnë shtëpi karakteristike

Kryesoret

200 mijë turistë vizituan Gjirokastrën vitin e kaluar. Rrugët, shtëpitë karakteristike, historia dhe simbolet e tjera të qytetit janë “magneti” që tërheqin vizitorët, vendas dhe të huaj. Kryetari i bashkisë, Flamur Golemi që kërkon një tjetër mandat në 14 Maj tha se një pjesë e vizitorëve janë të interesuar për të blerë shtëpitë karakteristike të braktisura.

Golemi, theksoi te “5Pyetjet nga Babaramo” se pronarët e këtyre shtëpive të braktisura, jo vetëm që nuk i shesin, por nuk pranojnë as ndërhyrjen e shtetit për t’i vitalizuar. Kryetari i bashkisë deklaroi se po punohet me qeverinë për një zgjidhje ligjore për të ndërhyrë për të zgjidhur ngërçin që të rikonstruktohen shtëpitë që të parandalohen shembjet e tjera.

Golemi te “5Pyetjet”: Uji u zgjidh, “ByPass”-i bashkoi Gjirokastrën, tani pedonalja

Vlera e pronës është shumëfishuar dhe ka shumë kërkesa për prona të braktisura për t’i marrë nga shqiptarë dhe të huaj. Shteti nuk mund të ndërhyjë në çdo objekt privat. Kërkesa është në rritje. Pronarët nuk janë dakord për t’u ndërhyrë dhe kjo është non sens. Në objektet pronë shtet kemi ndërhyrë, por tek pjesa private e kemi të pamundur. Mbetemi peng i ndërhyrjes.

Gara në Gjirokastër/ Golemi te “5Pyetjet”: Në 14 Maj shkojmë me bilanc dhe model

Po flasim për prona private. Këtu kërkohet një ndërhyje edhe ligjore nga qeveria për të pasur një zgjidhje, mbase, nuk duhet t’ja marrësh pronën privatit, por mbase për interes publik…duhet një qasje ligjore. Ky është një nga problemet që duhet të merremi seriozisht. Kemi edhe modele që duhet t’i konsultojmë, nuk mund të bëhet një zgjidhje e dhunshme” tha Golemi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit