Drejtuesi i listës së kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës nga koalicioni Bashkë Fitojmë, Ilir Alimehmeti ka reaguar pas lajmit se ndotja e ajrit në kryeqytet është alarmante sipas matjeve të fundit të Institutit të njohur Italian “Neotes”.
Alihmehmeti theksoi se ajri i ndotur rrezikon jetën e qytetarëve dhe bëri thirrje që në 14 maj ta pastrojmë atë nga ndotësi më i madh që është Erion Veliaj.
“Kjo është, për fat të keq, e vërteta e Tiranës tonë. Propaganda e Bashkisë thotë se kemi 1 milionë pemë dhe ajër të pastër. Ndërkohë, realiteti është krejt tjetër.
Edhe pa shkencën, njeriu me sy të lirë e sheh dhe kupton se kur ndërtimet nuk kanë fre, kur trafiku zgjatet në cdo orë të ditës, kur masat për të kontrolluar mjedisin dhe ndalur shkelësit janë inekzistente, nuk mund të kishim ajër të pastër dhe tregues të shëndetit të mirë në qytetin tonë” tha ai.