-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sytë tek Luizi! Efi xheloze për Kiarën: Rri kot aty! O Zot sa false

Kryesoret

Luizi dhe Kiara kanë qenë në qendër të vëmendjes pas finales së “Big Brother VIP”, me fansat që i ndjekin ngado. Vëmendje kanë marrë edhe në festat e organizuara pas spektaklit, siç ishte dhe ajo mbrëmjen e djeshme në një nga club-et e kryeqytetit.

Teksa ishte duke performuar në skenë, Luizi mori dhe Kiarën, me të cilën këndoi dhe këngën e bërë për të “Me ty”. Gjithsesi, gjatë gjithë performancës së Luizit, Kiara ka ndenjtur në skenë.

Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak Efit, e cila mesa duket është bërë xheloze. Në një video që po qarkullon në rrjet, shihet se Kiara dhe Luizi janë duke qëndruar në skenë të dy, dhe këngëtari këndon ndërsa moderatorja i qëndron pranë.

Në sfond dëgjohet zëri i Efit, e cila shprehet që të dalin dhe ish-banorët e tjerë në skenë, të rrinë kot si Kiara.

“E forta do jetë të dalim dhe ne në skenë të rrimë kot, ashtu ka dalë ajo, po rri kot atje”- dëgjohet të thotë Efi.

Ndërsa, në një video tjetër që po qarkullon në rrjet, zëri i Efit dëgjohet teksa thotë “sa fallco”, duke iu referuar Kiarës, e cila po i qëndronte pranë Luizit.

Mbetet për t’u parë se si do të shkojë marrëdhënia e shoqërisë mes tyre, pas daljes nga Big Brother Vip, e sidomos pasi Kiara t’i shohë këto video.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit