-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burgjet si call center! Kontrolle të befasishme, sekuestrohen telefona

Kryesoret

Në kuadër të kontrolleve të befasishme dhe të intensifikuara në sistemin e burgjeve janë evidentuar dhe goditur raste të tjera të posedimit të sendeve të ndaluara.

Në burgun e Fushë Krujës, gjatë kontrollit në ambiente të jashtme, janë gjetur 3 telefona celularë. Ndërkohë, në IEVP Peqin, mbi bazën e informacioneve operative, Forcat e Drejtorisë së Policisë ushtruan kontroll, ku u evidentua dhe u sekuestrua 1 telefon celular.

“Në të dyja rastet janë kryer menjëherë veprimet procedurale përkatëse dhe është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve për veprime të mëtejshme procedurale.

Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, me tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje dhe me fokus të qartë në garantimin e sigurisë në sistemin penitenciar”, thuhet në një njoftim të Drejtorisë së Burgjeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit