Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar për takimin e zhvilluar sot me ambasadorin amerikan, Timothy Chorba.
Meta në postimin e tij shprehu kënaqësinë për takimin e zhvilluar me Chorbas ku tregoi se i ka shprehur se në zgjedhjet e 14 majit do t’i vijë fundi monizmit.
“Vlerat dhe demokracia amerikane, inspirim për të luftuar çdo ditë autokracinë, duke dedikuar të gjitha energjitë për të shpëtuar dhe fuqizuar demokracinë shqiptare.
Partneriteti strategjik midis SHBA-ve dhe Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për Partinë e Lirisë dhe do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen,” shkruan Meta në postim.
Postimi i plotë i Metës: