Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e djeshme në Itali ku 49-vjeçari, Tualant Malaj vrau me thikë vajzën e tij 26-vjeçare dhe 51-vjeçarin, Massimo De Santis.
Ky i fundit u vra pasi shqiptari dyshonte se ai kishte lidhje me gruan e tij dhe me të cilin e tradhtonte prej kohësh.
Ndërkohë vëllai i viktimës, Gianluca De Santis ka ka hedhur poshtë këto aludime dhe dyshime duke u shprehur se nuk ka pasur asgjë me Massimos dhe gruas së Taulantit, Teftën.
“Nuk kishte asnjë lidhje fare me vëllain tim, as nuk e takonte zonjën! As në lokal kur ajo erdhi me shoqet e saj për të ngrënë mëngjes, pasi i çoi fëmijët në shkollë, nuk janë parë! Massimo ishte ende enë gjumë, sepse ai bënte gjithçka në lokal, nga pastiçeri e deri te sporteli, mbylli vendin vonë natën.”, tha vëllai i 51-vjeçarit.
“Massimo jetoi në atë godinë për 43 vjet me nënën tonë, e cila tani ishte 80 vjeç dhe e ve! Marrëdhëniet me atë familje ishin të shkëlqyera, marrëdhënie normale mes fqinjëve, ata përshëndeteshin dhe respektonin njëri-tjetrin. Edhe me Taulantin: “E pa dhe e përshëndeti, asnjëherë sherr, asgjë”, shtoi Gianluca.