-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Më 14 maj rikthejmë pluralizmin

Kryesoret

Ish-krymeinstri Sali Berisha në takimin me qytetarët e Pogradecit kërkoi votat e qytetarëve për kandidatin e opozitës, Zini Tollozhina.

Lideri i opozitës tha se shqiptarët presin me padurim 14 Majin, për të firmosur ndryshimin dhe rivendosur pluralizmin politik.

Berisha ftoi qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit të dielën për të ndëshkuar skandalet dhe varfërinë që ka instaluar qeveria në vend.

“Të dashur demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë, banorë të Pogradecit. Përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të thellë, përulem me nderim të madh. Ju vini sot këtu si qytetarët e fitores së merituar. 

Miqtë e mi! Është një kënaqësi e madhe dhe privilegj i vërtetë të sjell tek ju, mesazhin e fitores nga e gjithë Shqipëria.

Kam udhëtuar këto ditë nga jugu në veriun e Shqipërisë dhe kudo kam takuar djem e vajza, burra e të rinj, idealistë, të cilët në një kohë të shkurtër vendosën epërsinë e madhe morale në këtë fushatë, vendosën epërsinë e fitores dhe presin me padurim 14 majin për të firmosur ndryshimin, për të firmosur rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, për të firmosur rikthimin e qytetarit shqiptar në epiqendër të interesit të qeveritarëve vendorë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit