Rrëfime tronditëse. Fajtoni, vëllai i Tefta Malajt, e cila u plagos nga burri i saj me thikë, ndërsa vajza e tyre ndërroi jetë dhe u plagos fqinji italian, ka treguar se si arriti të shpëtonte djali i vogël i familjes.
Ai tha te emisioni “Me zemër të hapur” se kishte qenë motra e tij ajo që i kishte hedhur djalit disa batanije dhe e kishte fshehur pas divanit, ndërsa nga trauma nuk kishte bërë zë, duke shpëtuar kështu nga agresioni i të atit.
“Teftën ai e ka qëlluar me dy thika, në atë moment është hedhur Xhesi, ai e ka qëlluar me shkelmë dhe me thikë. Tefta në atë moment ka fshehur djalin pas divanit dhe e ka mbuluar me batanije më pas ai thotë ku është djali dhe fati që djali është shokuar dhe nuk ka folur.
Ai ka zbritur poshtë, dhe më pas e ka gjetur policia. Ai ka thënë ku është djali sepse donte ta vriste. Fati i djalit është që ai ka ngelur i shokuar dhe nuk ka folur sepse do ta kishte vrarë”, tha ai.
Vrau vajzën dhe plagosi gruan, deklarata shokuese e Teftës: Taulanti ngacmonte vajzën