-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje tronditëse nga mediat italiane: Taulant Malaj e gjeti djalin 5 vjeç të fshehur pas divanit, por e kurseu!

Kryesoret

Mbarë Italia dhe jo vetëm janë shokuar nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Foggia të shtetit fqinj, ku një shtetas shqiptar, i identifikuar si Taulant Malaj, vrau fqinjin e tij italian, vajzën e tij 16-vjeçare dhe plagosi rëndë të shoqen, Tefta Malaj.

Por, fatmirësisht krimit monstruoz i shpëtoi djali i vogël i familjes, vetëm 5 vjeç, i cili në momentin e krimit u fsheh poshtë divanit, duke i shpëtuar kështu vrullit kriminal të të atit.

Sot, mediat italiane kanë zbardhur të tjera detaje të rëndë në lidhje me ngjarjen. Sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, ndonëse ishte gjaknxehtë, babai e kurseu dhe djali nuk ka pësuar asnjë lëndim veçse është i shokuar. Tashmë është nën kujdesjen e dajave.

Por, çfarë ndodhi në familjen shqiptare që jetonte e punonte prej vitesh në Itali?

45-vjeçari xheloz, Taulant Malaj është autori i dy vrasjeve të rënda. Fillimisht vrau në hyrjen e pallatit fqinjin italian Massimo De Santis, të cilin e goditi me rreth njëzet goditje me teh çelësi. Ai u qëllua në gjoks, bark dhe kokë: nuk kishte shpëtim për të.

Flasin fqinjët e Taulant Malaj, që vrau vajzën e fqinjin italian dhe plagosi gruan

Më pas shkoi në shtëpi për të vrarë gruan, por ishte vajza që i doli përpara babait të cilin po përpiqej ta ndalte por mbeti e vdekur. Djali 5 vjeç ishte fshehur pas divanit dhe nuk u lëndua ndërsa Tefta u plagos. Ishte vetë ajo që ngriti alarmin duke njoftuar policinë që ndaluan shqiptarin ende të gjakosur.

Pas krimit të rëndë shqiptari ka xhiruar me celularin e tij një video menjëherë pas atentatit. Ai filmoi fillimisht trupin e pajetë të burrit. Më pas ka filmuar vajzën e tij dhe gruan e tij në gjendje gjysmë të ndërgjegjshme. Videoja i është dërguar një bashkatdhetari me banim në Italinë veriore. Ky i fundit ka lajmëruar menjëherë policinë lokale.

Burri i vrau vajzën, që u hodh për ta mbrojtur, 52-vjeçarja italiane, letër shqiptares që e kapën “mat” me dashnorin!

Arsyeja e këtij krimi ishte se 45-vjecari kishte dyshime se italiani dhe gruaja e tij kishin një lidhje intime. 39-vjeçarja ishte shtëpiake, por herë pas here punonte për disa të moshuar në Torremaggiore. Ajo përshkruhet si një person i qetë që e donte vajzën e saj Xhesika dhe djalin e saj 5-vjeçar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit