-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I mori Lekë qytetarit, pezullohet polici në Berat

Kryesoret

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat ka pezulluar nga detyrua një polic pasi është filmuar nga një emision investigativ duke marrë ryshfet nga një qytetar.

Njoftimi i policisë

Në lidhje me rastin e transmetuar mbrëmjen e sotme, në emisionin investigativ “Stop”, ku në pamje filmike shfaqet specialisti për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, Nënkomisar L. F., duke i marrë një shumë parash një shtetasi, ju sqarojmë se:

Menjëherë pas publikimit të pamjeve, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra, të specialistit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, shtetasit L. F

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë, ndërsa AMP-ja ka nisur hetimi penal për këtë rast.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën të punonjësve të Policisë, dhe iu garanton reagim të menjëhershëm, të paanshëm dhe konform ligjit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit