-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama “fushatë” për Erdogan! Berisha: Mos dëgjoni dëbuesin e shqiptarëve

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha doli sot në një deklaratë për mediat nga selia blu duke u kërkuar qytetarëve turq me origjinë shqiptare që të mos dëgjojnë thirrjet e Edi Ramës, i cili u kërkoi që të votojnë Presidentin Erdogan për një tjetër mandat.

Kreu i qeverisë shqiptare doli hapur në mbështetje të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për zgjedhjet presidenciale që zhvillohen më 14 maj në të njëjtën ditë si në Shqipëri.

Nëpërmjet një video –mesazhi Rama e ka cilësuar Erdogan si një mik të mirë të shqiptarëve në kohë të vështira si tërmeti apo edhe pandemia. Por Berisha, thotë se turqit me origjinë shqiptarë që kanë të drejtë vote nuk duhet ta dëgjojnë Edi Ramën, por të votojnë për lirinë e tyre.

“Jam sot këtu për të denoncuar publikisht ndërhyrjen skandaloze të Edi Ramës në fushatën elektorale të vendit mik, Turqisë. Me një mesazh të gjatë, që synon t’i adresohet komuniteti të gjerë shqiptar në republikën e Turqisë, Edi Rama, një armik i vërtetë i votës së lirë, në shkelje flagrante të ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, u kërkon shqiptarëve, qytetarëve turq, të votojnë me 14 maj për presidentin aktual në largim të Turqisë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit